Vdiq ish-lideri i së djathtës ekstreme në Hungari

Istvan Csurka, themeluesi i partisë ekstremiste të djathtë hungareze, MIEP, Partia e Drejtësisë dhe e Jetës Hungareze, vdiq në moshën 78- vjeçare, njoftoi agjencia hungareze e lajmeve, MTI.
Shkrimtar nën regjimin komunist, u interesua për politikë në mes të viteve 80-ta dhe është ndër themeluesit, në vitin 1987, të partisë MDF, Forumi Demokratik, fitues i zgjedhjeve të para demokratike, në vitin 1990.
U pozicionua në ekstremin e djathtë të partisë dhe krijoi ''Forumin hungarez'', një gazetë ku shkruante kritika kundër qeverisë, me thekse anti-semite, që nga viti 1993.
Pas dështimit për të udhëhequr partinë MDF, themeloi partinë e vet, MIEP, me të cilën arriti të futet në parlament pas zgjedhjeve legjislative të vitit 1998, me 14 deputetë.