E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dalin analizat e ADN-së/ Komiteti Hetimor Rus: Vdekja e Prigozhin konfirmohet

Shefi i Wagner, Evgeny Prigozhin u shpall zyrtarisht i vdekur pas daljes së analizave gjenetike mbi trupat.

Komiteti Hetimor Rus njoftoi se ekzaminimi i trupave të dhjetë pasagjerëve në avionin e rrëzuar përfundoi dhe rezultatet e ADN-së korrespondojnë me emrat në listën e pasagjerëve.

Kjo do të thotë se është konfirmuar në mënyrën më zyrtare se lideri i Wagner-it, Evgeny Prigozhin ka vdekur, sipas BBC.

Avioni privat i Prigozhin u rrëzua në veri-perëndim të Moskës më 25 gusht, duke vrarë të gjithë ata që ishin në bord.

Kremlini ka mohuar spekulimet se ishte fajtor për rrëzimin.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›