Besimtarët myslimanë nisin Muajin e Ramazanit

Ramazani është muaji i nëntë i vitit sipas kalendarit të Hixhretit, në përfundim të të cilit festohet Eid el-Fitri, ose siç njihet në vendin tonë, Bajrami i Madh.
Muaji i Ramazanit është muaji i agjërimit, lutjes, solidaritetit, dashurisë dhe mirësisë, në të cilin besimtarët myslimanë privohen nga ushqimi dhe pija, si dhe nga marrëdhëniet intime, nga agimi deri në mbrëmje.
Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Haxhi Selim Muca, në mesazhin e tij drejtuar gjithë besimtarëve myslimanë u uroi atyre Ramazanin, duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shëndet dhe lumturi. Kreu i KMSh-së theksoi se Muaji i Madhëruar i Ramazanit i afron besimtarët me Krijuesin e tyre. /Start/
2011-08-01 15:44