E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dalin ne det, mbyten dy peshkatare

Divjake- Dy peshkatare kane sfiduar motin e keq, duke dale ne det te hapur per te mbledhur rrjetat ne gjirin e Divjakes, po per shkak te dallgeve te medha, varka e tyre eshte permbysur dhe fundi i tyre ka qene i mistershem. Stavri Prendi, 50-vjec dhe Vangjel Trungu, 55-vjec, prej mengjesit te dites se djeshme jane deklaruar te humbur, pasi kerkimet deri ne oret e vona te mbremjes, kane rezultuar te pasuksesshme. Roja Bregdetare dhe Guardia di Financia, kane mundur te gjejne vetem varken, por jo trupat e peshkatareve. Koleget treguan se kishin keshilluar Prendin dhe Trungun, qe te mos dilnin ne det te hapur, por ata kishin guxuar ne kerkim te bukes se perditshme, aktivitet me te cilin mbanin familjet e tyre.

Ngjarja

Dita e djeshme eshte zbardhur me stuhi ere dhe shiu, ne zonen e Divjakes dhe po keshtu dallget e detit teper te fuqishme. Rreth ores 09:00, peshkataret Stavri Prendi dhe Vangjel Trungu, kane vendosur qe te dalin ne det te hapur per te mbledhur rrjetat e hedhura gjate nates, me qellim peshkimin. Deshmitaret kane ndjekur me kureshtje guximin e dy peshkatareve, qe me veshtiresi mberriten deri ne zonen ku kishin hedhur rrjetat. Koleget kane pare ne nje moment barken, qe te permbysej dhe me pas dy trupat te binin ne mes te dallgeve. Ky ka qene momenti dramatik, kur nje grup prej peshkatareve kane vendosur te dalin per te ndihmuar te rrezikuarit. Deshmitaret thane se Prendi e Trungu, kishin nje varke ne forme peshkarexhe.

Rrefimet

"Ne u thame qe te mos hynin ne det per te mbledhur rrjetat. Por ata guxuan duke shkuar deri ne largesine nje milje nga bregu", rrefejne peshkataret e Divjakes per gazeten "KJ". Sipas tyre, dallget ishin teper te fuqishme, aq sa permbysen varken. "Nuk mundem dot qe t'u jepnim ndihme, pasi rrezikuam jeten edhe vete", vijojne rrefimin koleget e dy peshkatareve, qe tashme figurojne te zhdukur. Deshmitaret tregojne se deti ka qene te pakten me forcen 7 balle. "Ata u nxituan, duke rrezikuar shume. S'na mbeti gje tjeter vetem te njoftonim policine dhe familjaret, qe te kryenin kerkime ne breg, me shpresen se trupat kishin dale aty", thane peshkataret.

Kerkimet

Policia eshte njoftuar nga te pranishmit dhe menjehere ne Divjake jane gjendur drejtues te Komisariatit te Lushnjes dhe postes se Divjakes. Per ngjarjen eshte njoftuar edhe Guardia di Financia, por edhe ata nuk kane mundur qe te shkojne ne Divjake, per shkak te detit te trazuar dhe me dallge. "Kerkimet kane vijuar deri ne oret e mbremjes, por pa rezultat, pasi moti ishte i keq. Kerkimet per trupat do te vijojne neser (sot)", thane burime zyrtare te policise. Shefi i Komisariatit te Lushnjes, Agron Sulshabani dhe shefi i rendit kane ndjekur operacionin, kurse familjaret e viktimave bene apel per ndihme, per te gjetur trupat, me shpresen se ata jane gjalle. Ne gatishmeri eshte nje grup palombaresh, te cilet ne momentin qe deti do te qetesohet, do te bejne kerkime ne thellesi.

Policia: U terhoqem per shkak te erresires

Forcat e policise nga Divjaka, Durresi dhe Lushnja, te ndihmuara nga palombare te RENEA-s te ardhur nga Tirana, nderprene pas me shume se gjashte oresh, kerkimet per gjetjen e dy peshkatareve te zhdukur. Shkak i terheqjes se perkohshme ka qene erresira dhe koha e keqe. "Do te rinisim kerkimet gjate mengjesit te se premtes, per te mundesuar gjetjen e trupave dhe dergimin e tyre prane familjareve", thane zyrtare te policise vendore per gazeten "KJ".

Xhemil Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›