E Diel, 1 Nëntor 2026

Dallget nxjerrin anijen tregtare "Nova" ne ceketine

Moti i keq rrezikon anijen e mallrave ne gjirin e Vlores. Rreth ores 08:45, nje anije tregtare nuk ka perballuar qendrimin ne spirance dhe ka dale ne ceketine. Bashi i anijes "Nova" eshte bllokuar ne rere, ndersa per fat te mire nuk ka pasur te lenduar apo deme materiale. Oficeri i Kapitenerise se portit, Artan Bello, shpjegoi se anija tregtare e dale ne ceketine ne zonen e plazhit te vjeter, ishte e drejtuar per ne Drepona te Greqise dhe vinte nga Durresi. Bello tha se ne bord ishin nje grup marinaresh, por asnje prej tyre nuk ishte lenduar. Hedhja e spirances diten e djeshme ka ardhur si pasoje e motit te keq, ndersa dje anija eshte gjendur ne breg te detit. Kapiteneria eshte vene ne dijeni te faktit, dhe ka marre masa qe sapo te permiresohen kushtet atmosferike, anija te terhiqet nga rimorkiatori. Inspektori i portit deklaroi se deti me force 6-7 balle ka veshtiresuar jeten normale te portit. Sipas zyrtareve te portit, aktualisht nuk ka asnje anije te rrezikuar dhe situata eshte nen kontroll. Anija tregtare "Nova" do te nxirret nga bregu ne oret e ardhshme dhe me pas do te niset drejt Greqise.

O. Hila


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›