E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishja e ndertimeve ne Ksamil, sulmohet policia

SARANDE- Banoret e Ksamilit perleshen me policine, ne rrugen kombetare Sarande-Butrint. Shkak jane bere aksionet e Policise Ndertimore per prishjen e ndertesave te cilesuara te paligjshme, ndersa familjet dhe komuna Ksamil, e kane quajtur veprimin te paligjshem. Protesta e dyte ka degraduar deri ne perdorimin e forces, ku dy police moren plage nga guret e leshuar prej banoreve, numri i te cileve arriti ne 700 persona. Protesta nisi oret e para te mengjesit, me bllokim te rruges kombetare me gure te medhenj, duke penguar qarkullimin dhe krijuar nje radhe prej 2 kilometrash te automjeteve. Kryekomunari Vesel Kocia, tha se aksioni i ndertimoreve eshte i paligjshem dhe se objektet kane nje leje ndertimi. Edhe 50 forcat e ardhura nga Policia e Vlores, nuk bene dot te mundur zhbllokimin e situates, ndersa ne drejtim te tyre u leshuan sharje dhe gure. Kundershtimi i hapur ka cuar ne paraburgim Adriatik Bufin dhe Robert Myrton, dy prej te rinjve qe sulmuan forcat e rendit, pasi kerkuan qe te mos prisheshin ndertimet. Zyrtaret e komunes dhe banoret, paralajmeruan se kjo proteste do te vijoje edhe ditet e ardhshme.

Bardhyl Bejko


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›