Baftjari ishte kercenuar, te dyshuarit rrahen njerken
Nga njerka e tij, Margarita, Simoni ka mesuar edhe faktin se Hamiti kishte shtene mbi shtepine e babait ne Ngjeqar me pistolete, por Baftjari e kishte pare dhe ishte futur ne shtepi. "Hamiti ka qene i shoqeruar me te tjere dhe pasi pyeten njerken per babane, e rrahen dhe e hodhen me nje grope, sepse ajo nuk tregoi. Te gjitha keto une i kam pohuar ne polici edhe here te tjera, ndersa kam kerkuar takim me drejtues te policise, por nuk kane pranuar", thote Simoni. Ai pohon se eshte hera e trete qe ben kallezim per zhdukjen e babait ne menyre misterioze, pasi heren e pare Prokuroria e Fierit e pushoi ceshtjen. "Kam emra konkret dhe dyshoj qe babi im eshte vrare dhe groposur diku ne fshat", vijon i riu. Shprehet se ka bere kerkime gjithandej, por pa rezultat. "Duam nje varr qe ta qajme e t'i cojme lule", perfundon Simoni.