E Diel, 1 Nëntor 2026

Del makina nga rruga, plagoset deputeti Prenga

Aksidentohet gjate udhetimit drejt vendlindjes se tij, Rreshenit, deputeti i Kuvendit, Gjovalin Prenga. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 14:30 te pasdites se djeshme, kur makina tip "Audi", e anetarit te Komisionit te Ligjeve, ka perfunduar disa metra poshte rruges kombetare, duke perfunduar ne shkurre. Teksa gjendej ne fshatin Fierze te Rubikut, ne nje kthese, deputeti i Partise Demokratike ka humbur kontrollin e mjetit. Per pasoje ai ka marre plage ne pjese te ndryshme te trupit dhe eshte derguar nga te pranishmit drejt spitalit te Rreshenit per mjekim. Burime nga spitali thane se gjendja e Prenges, eshte jashte rrezikut per jeten, ndersa demtimet me te renda kane qene ne pjesen e hundes. Prenga udhetonte i vetem ne makine dhe kthehej per ne shtepine e tij ne Rreshen. Nje grup ekspertesh, ka shkuar ne vendngjarje dhe ka arritur ne perfundimin se shkak i ngjarjes mund te jete bere lageshtira ne rruge dhe koha e keqe.

A.N./A.B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›