E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri-Hungari

Tiranë - Federata Shqiptare e Futbollit hedh në treg biletat për ndeshjen e radhës kundër Hungarisë, e cila do të zhvillohet më 28 mars në “Qemal Stafa”. Përfaqësuesja jonë do të presë për eliminatoret e kampionatit botëror “Afrikë e Jugut 2010” përfaqësuesen Hungareze, pas asaj humbjeje 0-2 në ndeshjen e parë.

Federata ka caktuar edhe çmimin e biletave për ndeshjen kundër Hungarisë. Çmimi i biletave në tribunat A dhe B do të kushtojë 3000 lekë. Në tribunën D2 çmimi do të jetë 700 lekë. Në tribunat ballore, D1 dhe D3, çmimi do të jetë 500 lekë. Ndërsa, në tribunat C dhe E çmimi i biletave do të jetë 200 lekë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›