Spaleti: Kundër Juves do të japim gjithçka
Romë - Luçiano Spaleti shprehet mjaft optimist në prag të përballjes së Romës me Juventusin. Dy gjigandët e futbollit italian do të vihen nesër në mbrëmje përballë njëri-tjetrit në stadiumin “Olimpiko” të kryeqytetit. Romanët do të paraqiten në këtë supersfidë me një ekip të përgjysmuar për shkak të dëmtimeve të shumta.
Megjithatë, trajneri i Romës, Luçiano Spaleti, duket mjaft i motivuar për të fituar takimin, duke deklaruar për Corriere dello Sport: "Janë shitur 50 000 bileta për këtë takim,dhe ne kemi marrë 50 000 arsye për të fituar. Juventusi po luan mirë por edhe ne nuk qëndrojmë larg tyre”.