E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinjo pritet të ngrohë sërish stolin e Milanit

Milano - Ronaldinjo rrezikon të lihet sërish rezervë nga trajneri Ançeloti në transfertën e Milanit me Napolin. Braziliani shprehu hapur dëshirën e tij për të qenë prezent në ndeshjen e “San Paolos”, pasi në këtë stadium ka luajtur idhulli i tij, Diego Armando Maradona.

Klaren Sedorf pritet të jetë i gatshëm për trajnerin e Milanit pas dëmtimit që pësoi. Surprizë mund të jetë edhe aktivizimi i Kakasë, pasi rikuperimi i shpejtë po i surprizon të gjithë. Aktivizimet e këtyre futbollistëve pritet ta lënë svrish jashtë Dinjon. Braziliani nuk luan me Milanin një 90 minutësh të plotë që nga derbi me Interin më 15 shkurt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›