E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka’ pritet të jetë gati në përballjen me Napolin

Milano - Rikardo Kaka’ pritet të jetë i gatshëm në përballjen e Milanit këtë fundjavë me Napolin në transfertë. “Corriere dello Sport” publikon se Kaka’ do të rikthet në stërvitjen diten e sotme, dhe do të jetë i gatshëm kundër Napolit për trajnerin Ançeloti.

Braziliani u dëmtua sërish në ndeshjen e fundit kundër Sienës, megjithëse u aktivizua vetëm për pak minuta gjatë lojës. Transferta e Napolit paraqitet mjaft delikate për Milanin, i cili kërkon të arrijë Juventusin në vendin e dytë. Milani ndodhet në vendin e tretë me 54 pikë, 5 më pak se Juventusi i vendit të dytë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›