E Shtunë, 31 Tetor 2026

Caktohen gjyqtarët e takimeve për javën e 25-të

Tiranë - Shorti i hedhur direkt në televizionin Alsat ka përcaktuar gjyqtarët e takimeve për javën e 25-të. Ndeshjen e Tiranës në kryeqytet me Apoloninë do ta gjykojë Lorenc Jemini. Enea Jorgji do të gjykojë ndeshjen e dytë personale në Superligë, atë mes Vllaznisë dhe Flamurtarit.

Takimi i kryeqytetit mes Dinamos dhe Elbasanit do të gjykohet nga Kridens Meta. Shkumbini-Partizani do të gjykohet nga Aranit Lulaj. Derbi Besa-Teuta do të gjykohet nga Elvis Peza. Remzi Sadiku do të jetë gjyqtari kryesor i derbit të Myzeqesë, mes Lushnjes dhe Bylisit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›