E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dalin nga dasma dasmoret perfshihen ne sherr masiv



BERAT - Pasi kane festuar per disa ore nen ritmet e muzikes dhe pijeve alkoolike disa dasmore ne Berat ne gjendje te dehur jane perleshur mes tyre. Policia ka nderhyre per te zgjidhur konfliktin por kater personat me lidhje farefisnore me njeri-tjetrin kane goditur edhe forcat e rendit. Sherri mes dasmoreve ne Berat ka perfunduar ne perleshje dhe me forcat e policise. Ngjarja ka ndodhur ne lagjen Ura e Gorices teksa anetaret e nje familjeje ne dasme kane nisur te debatojne me njeri-tjetrin dhe me pas te konfrontohen fizikisht. Ne sherr e siper ata jane perleshur dhe me forcat e policise se sektorit kunder droges te cilet ishin ne detyre ne zone. Nderhyrja e forcave te rendit ka bere te mundur fundin e sherrit dhe arrestimin e kater prej dasmoreve te cilet mesohet se ishin ne gjendje te dehur. Ne prangat e policise kane rene Myslym dhe Besim Xherimeja 17-vjecari me inicialet J. Xh. dhe Pelivan Peshtanaku 49 vjec. Nderkaq dy prej dasmoreve qe u perfshine ne sherr kane pesuar lendime te lehta ne trup dhe u derguan ne spitalin rajonal per kurim.

Pranga 3 shqiptareve ne Itali u kapen me 20 kg heroine
BRESHIA - Tre emigrante shqiptare dhe nje turk jane arrestuar mbremjen e dy diteve me pare nga policia italiane e cila ka bere te ditur se ka bllokuar dhe nje ngarkese droge prej 20 kilogramesh heroine e marre nga Turqia. Shqiptaret emrat e te cileve jane Ardian N. 39 vjec Elvis A. 27 vjec dhe Ardian D. 26 vjec rane ne pranga gjate aksionit te Guardia di Finanza e cila arrestoi edhe nje qytetar te huaj turkun Meckac Tresnikv. Ne bagazhin e makines se tyre nje Ford Fokus jane gjetur te fshehura ne nje cante 20 kilograme heroine. Droga mesohet se ishte trafikuar nga Turqia dhe ishte e destinuar per Italine e Veriut. Arrestimet jane bere ne kuader te operacionit nderkombetar kunder trafikut te droges te koduar Maestro. Aksioni kishte filluar rreth nje muaj me pare dhe hetimet kane zbuluar se subjektet ishin aktive ne trafikun e kokaines qe vjen nga Amerika e Jugut Peruja Ekuadori Kolumbia dhe nga Spanja dhe tregtohej ne krahinen e Breshias.

Kapet shqiptari me 50 kg hashash ne shtepine e blinduar
ROME - Nje shqiptar eshte arrestuar mengjesin e djeshem ne Rome pasi ne nje banese prone e tij iu sekuestrua nje sasi droge prej 50 kilogramesh hashash. Operacioni u ekzekutua ne lagjen Tor Bella Monaca ne periferi te Romes. Burime nga Policia italiane kane bere te ditur se droga ishte fshehur ne nje banese qe ishte e izoluar nga pjese metalike dhe ngjasonte me shume me nje bunker se nje shtepi. Pervec droges u sekuestruan dhe 35 mije euro te cilat dyshohen se jane te ardhura nga shitja e lendes narkotike. Agjencia e lajmeve ANSA nuk ka bere te ditur emrin e shqiptarit te arrestuar por sipas saj ai ishte i pergatitur shume mire. Ai ishte poseduesi i lendes narkotike nga shitja e se ciles do te perfitoheshin mijera euro. Gjate kontrollit ne banese jane gjetur dhe detektore gjurmues te sinjaleve te cilet perdoreshin per spostimin e lendes narkotike dhe per shmangien e kontrolleve te forcave te policise. I arrestuari eshte derguar ne qeli dhe pritet qe te dale para gjykates te njihet me akuzat.

Sherr mes kater personave arrestohet Bercaj
LEZHE - Nje sherr banal ka perfunduar me nje te plagosur dhe nje te arrestuar. Ngjarja ka ndodhur ne Shengjin. Burime nga Policia e Lezhes thane se kane arrestuar ne flagrance 43-vjecarin Besnik Bercaj me banim ne Shengjin te Lezhes. Arrestimi i tij eshte bere pasi ne bashkepunim me 38-vjecarin me inicialet N. H. dhe 17-vjecarin tjeter me inicialet A. H. kane goditur me mjete te forta duke i shkaktuar plage te lehta 21-vjecarit me inicialet F.C. qe te tre me banim ne Shengjin te Lezhes. Mesohet se dy bashkepunetoret e te arrestuarit do te ndiqen ne gjendje te lire per vepren penale te plagosjes se lehte me dashje. Policia tha se dosja me materialet ne ngarkim te te arrestuarit do ti kaloje Prokurorise se Lezhes per veprat penale te plagosjes se lehte me dashje kryer ne bashkepunim kanosjes dhe mbajtjes pa leje te armeve te gjuetise dhe sportive. Akuzat jane ngritur ndaj te tre personave.

23 Tetor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›