Bizneset si shmangen gjobat ne Tatime kur mbyllet aktiviteti
Ervin KOCI - Mbyllja e bizneseve ose likuidimi i aktivitetit te nje subjekti kryesisht fizik biznes i vogel eshte kthyer ne nje problem me vete per pronaret qe i posedojne. Mungesa e informacionit ose me sakte mosnjohja nga ana e subjekteve te te gjitha procedurave te falimentit ose mbylljes se aktivitetit ben qe shume prej bizneseve te mos figurojne si te mbyllur. Kjo gje ka bere qe institucionet e tatim-taksave tu faturojne atyre gjoba te ndryshme duke qene se bizneset figurojne ende si aktivitete te pambyllura dhe per pasoje duhet te bejne pagesat e taksave sipas ligjit. Por nga ana tjeter disa mijera subjekte ne kryeqytet e kane mbyllur aktivitetin e tyre gjate vitit te kaluar dhe ketij viti ne nje kohe qe ende figurojne si te hapur. Kjo ka ndodhur per shkak te mosnjohjes se te gjitha procedurave te mbylljes e per pasoje subjektet jane penalizuar me gjoba nga tatimet. Por kur subjektet rezultojne debitor ndaj shtetit ata nuk mund te realizojne likuidimin e menjehershem te subjektit te tyre ose mbylljen perfundimtare te tij. Ekspertet jane te mendimit se kjo procedure nuk mund te reflektohet per shkak te ligjit te falimentimit.
Procedurat
Pamundesia e mbylljes se nje biznesi kur ai rezulton si debitor ndaj shtetit eshte nje problem qe sor prek shume subjekte private. Ekspertet e tatimeve sqarojne disa prej procedurave me elementare qe duhet te ndjeke nje subjekt fizik per likuidimin e aktivitetit te tij kur ai eshte duke falimentuar. Sipas eksperteve shume prej biznesmeneve te vegjel nuk jane shume te informuar me legjislacionin ne fuqi dhe mendojne qe mjafton te mos e ushtrojne me aktivitetin e tyre ekonomik dhe biznesi i tyre rezulton i mbyllur. Per tu bere efektive mbyllja e biznesit duhet fillimisht qe te behet kerkesa prane QKR-se per mbyllje te aktivitetit me pas duhet cuar kjo kerkese pare Drejtorise se Pergjithshme te Taksave dhe Tarifave Vendore dhe pasi te behet pagesa e te gjitha detyrimeve te prapambetura deklarohet mbyllja e biznesit. Mosndjekja e kesaj procedure ka bere qe shume biznese te rezultojne akoma te hapura prane Bashkise se Tiranes dhe tu kerkohet pagesa e detyrimeve si dhe kane qene subjekt dhe i gjobitjes.
Falimenti
Sipas te dhenave te fundit numri i bizneseve qe operojne ne Tirane eshte ulur ndjeshem. Efektet e krizes sollen mbylljen e rreth 3028 njesive te biznesit ne kryeqytet duke bere qe shume tregtare ti vene drynin lokaleve dhe dyqaneve te tyre. Analiza e Drejtorise se Pergjithshme te Taksave dhe Tarifave Vendore tregon se nga 29.705 njesi biznesesh qe operonin ne shtator te vitit 2008 ne tetor te vitit 2009 rezultojne 26.677 biznese. Sipas eksperteve te ketij institucioni kjo ulje nuk ka ardhur si pasoje e mosregjistrimit te bizneseve te reja por me teper si pasoje e mbylljes se bizneseve ekzistuese. Ecuria e bizneseve nga viti 2004 deri ne vitin 2009 tregon nje luhatje te numrit te bizneseve ne Tirane. Fillimisht nga 12.364 biznese qe operonin ne vitin 2004 ne vitin 2009 numeroheshin 26.404 njesi biznesesh. Por kriza globale e cila preku dhe Shqiperine u pasqyrua ne uljen e numrit te njesive ku nga 29.705 njesish qe operonin ne shtator te vitit 2008 ne tetor te vitit 2009 rezultonin 26.677 biznese.
Llojet e bizneseve ne kryeqytet si klasifikohen
Nga te dhenat verehet se ne Tirane operojne kryesisht bizneset e vogla dhe bizneset e medha me perkatesisht 19.066 subjekte te vogla dhe 6425 subjekte te medha. Njekohesisht sipas analizes se Drejtorise se Taksave edhe biznesi VIP ka pasur nje rritje te konsiderueshme gjate viteve te fundit. Nje nenndarje tjeter i perket kategorise te tjere ku hyjne te gjithe ato subjekte qe nuk grupohen ne tre grupimet e mesiperme sic jane ambulantet.
Shkurt
Apelimi dhe rillogaritja e Detyrimit Tatimor per subjektet e vogla
Ne mbeshtetje te nenit 7 te ligjit Nr. 9637 date 31.10.2006 Per sistemin e taksave vendore te gjithe taksapaguesit ne nivel vendor mund te apelojne kunder vendimit apo veprimit te zyres se Drejtorise se Pergjithshme te Taksave dhe Tarifave Vendore prane kryetarit te Bashkise brenda 30 diteve nga marrja e njoftimit te detyrimit tatimor. Shqyrtimi i apelimit te taksapaguesit kryhet nga nje komision i posacem prane kryetarit te Bashkise se Tiranes brenda nje afati 30 ditor. Ne rast te pranimit te kerkeses se taksapaguesit kryhet nje rivleresim ne mbeshtetje te kerkeses se taksapaguesve prane Drejtorise se Pergjithshme te Taksave dhe Tarifave Vendore Kthim i detyrimit Tatimor te vleresuar teper sipas rastit. Ne rast te mospranimit te kerkeses se taksapaguesit prane kryetarit te Bashkise se Tiranes taksapaguesi ka te drejte te ankohet ne gjykate kunder vendimit.
Tregtia me pakice me e suksesshme nw kryeqytet
Tregtia me pakice ze vendin e pare ne klasifikimin e pergatitur nga Drejtoria e Taksave. Nga 6097 njesi ne shtator te vitit 2008 ne dhjetor 2009 ky sektor duket se ka nje rritje me 856 njesi duke vazhduar te mbetet ne vend te pare me 6953 njesi. Me pas vijne bizneset e kohes se lire ku perfshihen bare-restorante dhe lojera me 4107 njesi. Kjo kategori rezulton ne renie ne krahasim me nje vit me pare me rreth 872 njesi. Edhe pse rezulton me ulje ne vendin e trete jane bizneset e sherbimit ku ne Tirane numerohen 4275 te tilla. Sipas eksperteve numri i tyre ne krahasim me vitin 2008 eshte ulur me 476 njesi. Ky sektor ze rreth 28.10 per qind ose 7501 njesi te totalit te bizneseve qe operojne ne Tirane. Kjo kategori perfshin nje game te gjere sherbimesh si sherbime te lira profesionale ku vlen te permenden noteret firmat qe japin konsulence ligjore dhe ekonomike klinikat e vogla mjekesore dhe sherbime artizanale sherbime interneti telekomunikacioni etj si dhe bizneset e kohes se lire. Prodhimi ze vendin e katert me 1364 njesi dhe numri i tyre ne krahasim me vitin 2008 eshte ulur me 433 njesi. Po keshtu edhe sektori i ndertimit i ka ndjere me shume efektet qe ka dhene kriza ekonomike globale. Gjate vitit 2009 kane operuar 1143 njesi biznesesh ne kete fushe 340 njesi me pak se nje vit me pare. Keto shoqeri ushtrojne nje aktivitet te fuqishem i cili per nga volumi i qarkullimit qe realizojne arrin ne rreth 1.5 miliarde euro ne vit.
23 Tetor 2010