Dalin per gjah vret aksidentalisht kusheririn

Nje ngjarje e rende ka ndodhur diten e djeshme ne fshatin Xerje te rrethit Korce kur dy te aferm kishin dale per gjah dhe nga pakujdesia kusheriri ka qelluar 30-vjecarin. Duke iu referuar burimeve policore mesohet se Klodian Llapanji 22 vjec kishte dale per gjah se bashke me Ndricim Llapanjin 30 vjec dhe gjate kesaj kohe ka qelluar aksidentalisht ne drejtim te ketij te fundit. 30-vjecari eshte derguar ne spital per te marre ndihme mjekesore por e shtena ka qene fatale pasi ka humbur jeten nga plaget e marra. Forcat e rendit kane shkuar ne vendngjarje dhe kane ndaluar kusheririn e viktimes dhe kane sekuestruar ne cilesine e proves materiale armen e zjarrit pushke 20-she. Ndaj te dyshuarit rendojne akuzat e Vrasjes nga pakujdesia dhe Prodhim dhe mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe municionit ndersa materialet per ngjarjen i kaluan prokurorise per hetime te metejshme.