E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falsifikonte viza arrestohet i kerkuari

Kerkohej nga policia prej 2 vjetesh per falsifikim te pasaportave dhe vizave 34-vjecari eshte vene ne pranga nga policia e Fierit pasditen e te martes. Pas hetimeve dhe informacioneve te marra ne rruge operative uniformat blu kane bere te mundur te ndalojne dhe arrestojne Myslym Buzin i cili ishte shpallur ne kerkim pas denimit te dhene nga gjykata e rrethit. Sipas burimeve policore 34-vjecari banues ne fshatin Petove te rrethit te Fierit eshte denuar nga gjykata me 6 muaj burg dhe 400 mije leke te reja gjobe. Ai akuzohet per vepren penale te Falsifikimit te leternjoftimeve pasaportave dhe vizave pasi ne vitin 2008 ka falsifikuar nje vize ne pasaporten e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›