E Diel, 1 Nëntor 2026

Dalipi: Të premten mbledhja përshkarkimin e Njazi Kosovrastit

Të tjera rreth shkrimit April 29, 2013 April 29, 2013 TIRANE -  Kryetari i këshilltarëve të majtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës deklaron se të premten do të thërrasë mbledhjen e këshillit bashkiak për të diskutuar kërkesën për shkarkimin e kreut të këtij këshilli, Njazi Kosovrasti.

“Mbaroi afati që Basha e Kosovrasti të mblidhnin Këshillin Bashkiak. Sa vështirë e kanë të pranojnë votën e lirë dhe vullnetin e shumicës”- shkruan Dalipi në rrjetin sociali Tëitter

Dalipi informon se mbledhja do të zhvillohet në orën 11:00 dhe fton dhe vetë kryetarin e bashkisë Lulzim Basha të marrë pjesë.

"Ftojmë ditën e Premte dhe z.Basha për të marë pjesë në seancën e Këshillit Bashkiak, për të parë nga afër votimin ligjor, të lirë e demokratik në sallën e Këshillit Bashkiak" shkruan kreu i këshilltarëve të majtë, Aldrin Dalipi.

Me bashkimin e PS-së dhe LSI-së në këshillin bashkiak e majta ka shumicën dhe Dalipi është emri i propozuar nga koalicioni, për t’u ulur në vend të Njazi Kosovrastit.

Aldrin Dalipi, paralajmëroi më herët në studion e A1 REPORT, se pas bashkimit të votave të Partisë Socialiste me Lëvizjen Socialiste për Integrim, Kosovrastit i kishin mbetur shumë pak ditë për të thirrur Këshillin, afat i cili sipas Dalipit ka mbaruar.

Mbaroi afati qe L.Basha dhe Kosovrasti te mblidhnin KB e TR.Sa veshtire e kane te dy keta te pranojne voten e lire dhe vullnetin e shumices

— Aldrin Dalipi (@AldrinDalipi) April 29, 2013

Shumica e KB te TR te Premten ora 11 do therras mbledhjen e keshillit per te votuar shkarkimin e kryetarit,per ti kthyer KB qytetareve te TR

— Aldrin Dalipi (@AldrinDalipi) April 29, 2013 (sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›