E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplasen anijet, njëra fundoset. Gjenden 2 marinarë të mbytur

10 marinarë rezultuan të zhdukur menjëherë pas fundosjes së një anije mallrash, e cila u përplas me një tjetër anije mallrash, në jugperëndim të ishullit të Sapiencas në jug të Messinias, në Peloponez. 

Pas rreth 3 orësh ekipet e shpëtimit gjetën trupat e 2 marinarëve të mbytur, ndërkohë që kërkohen 8 të tjerë. 

Anija e mallrave “Consouth” me flamur të Antigua-Barbuda me 16 marinarë bord, u përplas në rrethana të paqarta me anijen tjetër të mallrave “Piri Reis” me flamur të Ishujve Cook me 17 anëtarë të ekuipazhit. 

Ngjarja ndodhi në mëngjes pak para orës 06.00, kur pas përplasjes, anija e mallrave “Piri Reis” që shkonte në Ukrainë, u fundos për shkak të ngarkesës dhe sipas informacioneve paraprake, 10 marinarë të saj nuk patën kohë të lënë anijen. 

Në zonë ndodhen katër anije vela, një aeroskaf C-130 dhe 4 helikopterë. Mësohet se moti ka qenë i mirë dhe ende nuk dihet çfarë e shkaktoi përplasjen fatale. 

Kërkimi për marinarët e zhdukur vazhdon ende.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›