Kreditet, kusht per gjimnazistet per te marre vitin
Kreditet e fituara nga nxenesit gjate vitin shkollor, duke kaluar ne te gjitha provimet, por edhe duke ndjekur oret shtese, jane kusht per te kaluar ne vitet pasardhese. Vecanerisht, kreditet e siguruara nga ndjekja e lendeve berthame dhe atyre me zgjedhje sherbejne edhe per llogaritjen e re te mesatares se pergjithshme te shkolles se mesme. Sipas specialisteve te Institutit te Zhvillimit te Arsimit, vleresimi i ri i nxenesve konsiston ne perdorimin e nje formule te re. Ajo merr ne konsiderate vleresimin me goje, ate me shkrim, si dhe projektet kurrikulare. Perkatesisht, per secilen prej tyre eshte vendosur raporti 40%, 50% dhe 10% qe perbejne projektet kurrikulare. Nisur nga nje perllogaritje e thjeshte, per te kaluar nga klasa e 10 ne ate te 11 apo te 12, nxenesit duhet te kene grumbulluar ne total 24 kredite. Ne te kundert, kalimi nga njeri vit ne tjetrin nuk do te jete i mundur. Kreditet e lendes jepen me ane te formules, qe percakton numrin e oreve vjetore te nje lende dhe numrin e javeve te vitit shkollor perkates. Perkatesisht, lenda e “Biologjise” do t’u jape mundesine nxenesve te perfitojne 2 kredite, “Edukimi fizik” 2, “Gjeografia” 2, gjuha e huaj e pare 3, “Gjuha shqipe” e “Letersia” 3, “Historia” 2, “Kimia” 2, “Matematika” 3, “Njohuri per shoqerine” 2, “Teknologjia” 1, ndersa “TIK” 2. Nje pjese e mire e nxenesve shfaqin pakenaqesi per kete vleresim. Per ta eshte lene nje tjeter alternative. Kush nuk eshte i kenaqur me kreditet qe perfitohen nga lendet e kurrikules berthame, do te kene mundesi te zhvillojne paralelisht edhe lendet e avancuara, qe do t’u japin mundesine gjimnazisteve per te fituar me shume ne raport me bashkemoshataret e tyre. Mungesa e plotesimit te krediteve ne tre lende berthame, apo edhe ne lende te caktuara me zgjedhje e penalizon nxenesin me humbje te vitit shkollor. Sipas eksperteve te Institutit te Zhvillimit te Arsimim, mungesa e informacionit ka bere qe shpesh here nxenesit te mendojne se kreditet kane te bejne me mungesat. Per kete mesuesit duhet te punojne me shume ne informimin e tyre, qe te kuptojne drejt se kreditet qe nje nxenes merr per nje lende, nuk kane te bejne me numrin e mungesave qe ai nxenes mund te kete ne ate lende gjate vitit shkollor. Keshtu kur nxenesi ka note kaluese vjetore ne nje lende, i fiton kreditet e saj. Kur eshte pakalues, nuk i fiton ato kredite. Sipas rregullores kur nje nxenes mbetet vetem ne lendet me zgjedhje kalon ne klasen pasuese, por pa kreditet e lendes ne te cilen ka mbetur. Nxenesi qe nuk ploteson numrin minimal te krediteve per te gjithe gjimnazin, nuk e merr diplomen e matures. Ai nuk e merr diplomen e matures, edhe po te plotesoje numrin minimal te krediteve berthame, nese nuk ka plotesuar numrin e duhur te krediteve per kurrikulen me zgjedhje te detyruar dhe ate me zgjedhje te lire.
Kreditet
Numri minimal i krediteve qe duhet te siguroje nje nxenes ne gjimnaz, eshte 90. Numri maksimal i krediteve qe nje nxenes mund te marre eshte 96. Nxenesi merr 96 kredite, nese zhvillon nga 2 ore shtese ne jave. Nga 90 kreditet, 73 kredite i perkasin kurrikules berthame dhe 17 kredite i perkasin kurrikules me zgjedhje. Numri i krediteve te kurrikules me zgjedhje te detyruar eshte nga 10 deri ne 12, kurse i kurrikules me zgjedhje te lire eshte nga 5 deri ne 7.
Kreditet
Numri minimal i krediteve qe duhet te siguroje nje nxenes ne gjimnaz, eshte 90. Numri maksimal i krediteve qe nje nxenes mund te marre eshte 96. Nxenesi merr 96 kredite, nese zhvillon nga 2 ore shtese ne jave. Nga 90 kreditet, 73 kredite i perkasin kurrikules berthame dhe 17 kredite i perkasin kurrikules me zgjedhje. Numri i krediteve te kurrikules me zgjedhje te detyruar eshte nga 10 deri ne 12, kurse i kurrikules me zgjedhje te lire eshte nga 5 deri ne 7.