E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dalja e testit të matematikës, reagon MASH

Më pak se 24 orë nga provimi i dytë i lirimit, matematika, testi me të gjitha përgjigjet e zgjidhura qarkullon lirshëm. Pas skandalit të publikuar nga një media, Agjensia Kombëtare e Arritjeve dhe Vlerësimit të Nxënësve, pranon se testi i kapur ka ngjashmëri me një prej tezave të hartuar nga specialistët e kësaj agjensie. Drejtori i arsimit parauniversitar në MASH, Fatmir Vejsiu deklaron se do të nisin menjëherë hetimet për të gjetur dhe ndëshkuar përgjegjësin, i cili ka nxjerrë sekretin e provimit të matematikës. Madje, Vejsiu nuk ka hezituar ta konsiderojë këtë skandal një veprim të qëllimshëm politik. Kreu i Agjensisë së vlerësimit dhe arritjeve të nxënësve, Alfons Harizaj deklaron se nxënësit e klasave të nënta do të kenë mbi banka një test tërësisht të ndryshëm nga ai që ka dalë në mënyrë jo zyrtare nga agjensia.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›