E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vila firmos me Dinamon e Zagrepit

Talenti i ekipit të Teutës Emiljano Vila ka firmosur një kontratë katër vjeçare me ekipin e njohur kroat të Dinamo Zagreb. Vila i cili tashmë është pjesë e kombëtares shqiptare të futbollit do të jetë pjesë e një prej skuadrave më të njohura në Ballkan Dinamo Zagreb. Njeriu kryesor që ka arritur të çoj Vilën te Dinamo Zagreb është trajneri kroat i ekipit tonë kombëtar Josip Kuzhe i cili sapo mori drejtimin e kombëtares shqiptare është shprehur publikisht se Vila është talenti më i madh i Shqipërisë. Vila zhvilloi një sezon mjaft të mirë të Teuta e Durrësit ku ka qenë golashënuesi më i mirë i kësaj skuadre. Për Vilën ishin interesuar shumë skuadra jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj, Për Vilën kishin shprehur interes më parë edhe Atletiko Madridi si dhe ekipi gjerman i Frankfurt ndërsa trapolina më e mirë për Vilën është padyshim Dinamo Zagreb. Ende nuk dihet çmimi se sa ka paguar Dinamo në klubin Teuta., por lojtari i njohur kuqezi ka firmosur një kontratë katër vjeçare. Pas zyrtarizimit të tij si lojtar i Dinamo Zagreb Vila është shprehur se ndihet mjaft i lumtur që është pjesë e një shkolle futbolli siç është Dinamo Zagreb një ekip që ka rritur dhe zbuluar talente të mëdhenjë në Kroaci, nga kjo skuadër kanë dalë talentet e kombëtarës kroate të futbollit siç është edhe Luka Modriç, ndërkohë një vit më parë pranë Dinamo Zagreb ka qenë është fantazisti shqiptar Hyka, por më pas vendosi të transferohej në Gjermani te Mainc

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›