E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy tërmete godasin juglindjen e Maqedonisë

Dy tërmete kanë tronditur sot territorin e Maqedonisë Juglindore. Tërmeti me fuqi 3 ballë i shkallës Rihter, është ndier në orën 06 e 49 minuta, 30 minuta pas atij të parit. Të dy tërmetet janë me epiqendër rreth 130 kilometra në juglindje të Shkupit në rajonin epiqendror të Vallandovës, lajmëroi Observatoria sizmologjike e Fakultetit Matematiko Natyror në Shkup.
Tërmeti i parë me intensitet prej 3 deri 4 ballë, është ndier në orën 06 e 15 minuta në Vallandovë, Gjevgjeli, Bogdanci dhe vendbanimet e kësaj rrethine.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›