Itali Mario Monti kandidatura e mundshme per kryeminister

Një nga emrat më të përfolur për të drejtuar qeverinë e ardhshme italiane është Mario Monti. Gazetat ndërkombëtare e profilizojnë Mario Montin si njeriun e përshtatshëm për t’i rikthyer besimin Italisë. Ekonomisti shumë i respektuar, shkruan Financial Times, njeriu i duhur për t’i dhënë besimin e humbur Italisë shkruan Les Echos, një kryeministër i një qeverie teknike, lexohet në artikullin e Le Fiogaro, ndryshe nga Berluskoni, e konsideron The Guardian.
Po kush është Mario Monti, kandidati më i mundshëm për të marrë vendin e kryeministrit në largim të Italisë Silvio Berluskoni?
Monti është karakterizuar gjatë gjithë karrierës së tij për parimet e forta të europianizimit. Pikërisht për këtë Europa e konsideron si njeriun e vetëm të aftë për të udhëhequr Italinë dhe për ta nxjerrë atë nga kaosi. Monti ka lindur në Vareze të Italisë më 19 mars të vitit 1943, ka përfunduar studimet e mesme në shkollën e borgjezisë më të lartë Milanese.
Në vitin 1965 diplomohet për Ekonomi në Universitetin e Bocconit në Milano. Më pas vijon studimet në SHBA ku specializohet në Yale me nobelistin James Tobin. Në moshën 27 vjeçare fillon si profesor në Torino. 15 vite më pas rikthehet në Universitetin Bocconi, por këtë herë jo më si student, por si profesor i ekonomisë politike e menjëherë si rektor i Institutit të ekonomisë politike. Pikërisht në këtë periudhë është caktuar si kandidati Italian për emërimin në Komisionin Europian nga qeveria Berluskoni 1, në 1994.
Pesë vjet më vonë Monti konfirmohet si komisioner europian nga qeveria D’Alema. Nën udhëheqjen e tij Komisioni Europian thellon rolin e kontrollit të konkurrencës, duke inauguruar procedimet kundër Microsoftit dhe duke bllokuar në 2001 propozimin për shkrirjen mes General Electrik e Honeyëell, të konsideruar kundër normave të antitrustit. në ekonomi Mario Monti mbështet tregun, liberalizimin dhe fuqinë e llogarive publike.
Një nga rezultatet e tij më të rëndësishme në aktivitetin shkencor në ekonomi është modeli i Klein-Monti, që përshkruan qëndrimin e një banke në regjimin e një monopoli. Në vitin 2005, milanezi Monti, ka qenë një zyrtarë i lartë i bankës amerikane Goldman Sachs. Në 2010, në drejtimin e presidentit të Komisionit Europian barroso, ka redaktuar librin mbi raportin e të ardhmes së tregut unik, ku përfshiheshin masat për kompletimin e një tregu unik europian. Gjithashtu Mario Monti është editorialist në të përditshmen italiane Corriere della Sera si dhe autor i shumë publikimeve. Kompetencat e tij dhe respekti që ka fituar si në Itali edhe në arenën ndërkombëtare, kanë bërë që emir i tij të përcaktohet në detyrën e ministrit në fushën e ekonomisë nga të dy forcat politike të majta dhe të djathta. Pikërisht një ditë më Parë Mario Monti është emëruar senator për jetë nga presidenti i republikës Giorgio Napolitano për meritat e tij në fushën shkencore dhe sociale.