Lukas Papadhimos eshte kryeministri i ri grek
Lukas Papadhimos është kryeministri i ri grek.
Vendimi mbi emrin e tij është arritur gjatë negociatave në Presidencën greke.
Sipas të dhënave, Papadhimos ka pranuar të gjitha kushtet e kërkuara nga opozita e vendit dhe partitë e tjera politike.
Ndërsa takimi në Presidencë vijon prej më shumë se dy orësh, pritet edhe komunikata zyrtare nga Presidenca.
Kryeministri më i ri grek, Lukas Papadimos, aktualisht ndodhet në Presidencë në takimin me Papulias-Papandreu-Samaras, si dhe kreun e LAOS-it.
Sipas mediave greke, brenda ditës së sotme do të bëhet edhe betimi i kryeministrit të ri.
Negociatat mes liderëve të partive kryesore në Greqi u bllokuan një ditë më parë, pasi partitë e vendit nuk ranë dakort për të tjerë emra të cilët u propozuan për kandidaturën e kryeministrit.
Megjithatë, menjëherë pas betimit, kryeministri i ri grek Lukas Papadhimos do të nisë menjëherë nga puna për të kërkuar miratimin e reformave anti-krizë të cilat do të pasohen me marrjen e këstit të radhës së Greqisë me vlerën 8 miliardë euro.