Lazio transferon Klosen

Nga Express më 03 qershor 2011 në ora 20:00
Lazio ka gjetur sulmuesin me përvojë ndërkombëtare që kërkohej nga trajneri Edy Reja.
Miroslav Klose është shumë pranë transferimit në klubin romak.
“Në skadim të kontratës me Bayern Munichun, Klose ka arritur marrëveshje me Lazion. Sipas informatave tona, sulmuesi do të nënshkruan kontratë me Lazion deri më 2013” ,shkroi e përditshmja sportive franceze L’Equipe.
Klose ishte i vendosur të largohet nga Bayerni në kërkim të paraqitjeve të vazhdueshme që do ti siguronin ftesën në Kombëtaren gjermane për Euro 2012.