Dallas në epërsi 2-1

Dallas, falë shpirtit luftarak, e mposhti Oklahoma Cityn me rezultat 93-87, në ndeshjen e tretë të Konferencës Lindore.
Mavericks dominuan gjatë tërë ndeshjes, duke arritur deri në 23 pikë avantazh, në periudhën e dytë.
Sidoqoftë, Thunder u shfaqën sërish në jetë, për ta ngushtuar epërsinë e kundërshtarit. Gjermani Dirk Nowitzki shënoi 18 pikë për Dallasin, derisa tek Oklahoma City, lojtari kryesor, Kevin Durant, realizoi 24 pikë.
Shawn Marion e përkrahu Nowitzkin me 18 pikë, kurse Jason Kidd e Jason Terry shtuan nga 13 pikë. Russell Westbrook i udhëhoqi Thunder me 30 pikë.
Ndeshja e katërt do të zhvillohet në Oklahoma të hënën, ku fitorja do ta dërgonte Dallasin në finale të NBA-së, pasi që ndeshjen e pestë dhe të gjashtë do t’i zhvillojë në shtëpi.
Dallas-Oklahoma City 93-87 (2-1)
Oklahoma City: Westbrook 30
Dallas: Nowitzki, Marion 18