E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo, rekord 40 gola në La Liga

Nga Express më 23 maj 2011 në ora 10:00

Cristiano Ronaldo vendosi rekord të ri të golave brenda një sezoni në La Liga, duke arritur në kuotën 40 për Real Madridin në ndeshjen e xhiros së fundit të kampionatit kundër Almerias të shtunën mbrëma.

Ai realizoi dy herë, derisa Reali shkatërroi Almerian e rënë nga liga me rezultat të thellë 8-1. Me këta dy gola, ai kaloi dy më tepër se kuota e mëparshme e rekordit, të cilën e ndante me Hugo Sanchezin e Real Madridit dhe sulmuesin e Athletic Bilbaos, Telmo Zarra. Sanchez shënoi 38 në sezonin 189-90, ndërsa Zarra realizoi 30 më 1959/60.

Ronaldo, i cili kishte shënuar nëntë gola në tri ndeshjet e kaluara, para xhiros së fundit ka arritur në kuotën e 53 golave në të gjitha garat për Real Madridin, këtë sezon.

“Të shënoj kaq shumë gola në një sezon është shumë vështirë. Më duhet t’u falënderohem bashkëlojtarëve. Ky rekord është për ata dhe për tifozët gjithashtu. Është mirë ta përfundojmë sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Ronaldo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›