E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hazard futbollisti i vitit në Ligue 1

Nga Express më 23 maj 2011 në ora 13:46

Mesfushori belg Eden Hazard nga Lille është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit në Ligue 1 nga kolegët e tij profesionist.

Hazard 20 vjeç ishte votuar si shpresa më e madhe në dy sezonet e kaluara ndërsa ishte futbollist kyç në sezonin e shkëlqyeshëm për Lillen që fitoi titullin e kampionit në Ligue 1 dhe Kupën e Francës.

Mamadou Sakho nga Paris St. Germain u emërua shpresa më e madhe ndërsa trajneri më i mirë u zgjodh Rudi Garcia nga Lille. Formacioni më i mirë: Steve Mandanda (Olympique Marseille) - Anthony Reveillere (Olympique Lyon), Adil Rami (Lille), Mamadou Sakho (Paris St Germain), Taye Taiwo (Olympique Marseille) - Yann Mvila (Stade Rennes), Gervinho (Lille), Eden Hazard (Lille), Nene (Paris St Germain) - Kevin Gameiro (Lorient), Moussa Sow (Lille).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›