E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shirat permbytin rruget

Deti i trazuar dhe reshjet e dendura te shiut kane pezulluar punen dhe lundrimet ne portin e Durresit. Tragetet kane mberritur deri ne nje ore me vonese. Forca e detit ka arritur ne 6 balle, ne nje kohe qe forca e eres ka arritur ne 20 meter ne sekonde. Te gjitha anijet e peshkimit dhe ato tregtare, kane mbetur te ankoruara ne port, nderkohe qe ka qene i bllokuar dhe sistemi i ngarkim-shkarkimit. Masa te forta jane marre vecanerisht ne zonen e terminalit te pasagjereve, ku distanca e afert me anijet e peshkimit mund te provokonte dhe perplasje te mundshme. Ka mjaftuar vetem pak ore shi dhe qyteti i Durresit eshte gdhire dje mbi uje. Po keshtu jane permbytur edhe rruget kryesore, duke veshtiresuar qarkullimin e njerezve e mjeteve. Situata e krijuar ka ardhur si rezultat i bllokimit per te disaten here, te kolektorit kryesor te ujerave te zeza.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›