Dallku – Curri, pista Herta e Berlinit

Dy mbrojtësit e Kombëtares shqiptare, kosovarët Debatik Curri (24 vjec) dhe Armend Dallku (23), të cilët formuan edhe dyshen qendrore të repartit difensiv në ndeshjen miqësore Shqipëri-Poloni (0-1) u ndoqën në Reutlingen të Gjermanisë nga menaxherë të Hertës së Berlinit.
Lajmin e jep faqja e njohur gjermane bild.de. Menaxheri i Hertës së Berlinit, Dieter Henës është në kërkim të lojtarëve të rinj në mesfushën ofensive, atë qendrore por dhe në thellësi të mbrojtjes. Pikërisht rolin e fundit të përmendur, kryejnë edhe dy futbollistët kosovarë që luajnë në Ukrainë me Vorskla Poltava.