Dallku dhe Januzi dy kartone ndaj Shaktjor
Nje tjeter humbje per Vorskla Poltaven ne javen e 14 te kampionatit ukrainas. Skuadra e dy futbollisteve kosovare Armend Dallku dhe Ahmet Januzi eshte mundur 1-0 ne ndeshjen ne transferte ndaj kryesuesve te klasifikimit Shaktojor Donjetsk. Goli i vetem i takimit u shenua ne minuten e 57 me Tekseiran por vetem 6 minuta me vone ai do te linte skuadren e tij me 10 lojtare pasi u ndeshkua me kartonin e kuq. Kartoneve nuk u kane shpetuar as dy futbollistet kosovare. Pas vetem 23 minutash loje Januzi eshte ndeshkuar me karton te verdhe. Ndersa ne minuten 76 ishte radha e Dallkut. Vorskla Poltava pas kesaj humbjeje vazhdon te renditet ne mesin e tabeles vendin e shtate ne kuoten e 18 pikeve ne 14 ndeshje te luajtura me pike te barabarta me ndjekesin me te afert Metalurg Donjetsk por qe ka nje ndeshje me pak.