Mutu rreh kamerierin kosovar ai e padit
Adrian Mutu sulmuesi i Fiorentines eshte futur serish ne telashe. Rumuni ka goditur me grusht ne fytyre dhe me shkelma ne trup kamerierin e nje lokali nate qe ndodhet ne qender te Firences. Pervec ish-futbollistit te Celsit dhe Juventusit ngjarja ne kryeqendren toskane ka pasur si protagonist edhe nje kosovar 28-vjecar i cili ishte i punesuar ne lokal. Ky i fundit ka pesuar nje frakture ne hunde ndersa nuk ka ngurruar qe te ngreje padi ndaj Mutu. Agresioni ka ndodhur ne oren 05.00 te mengjesit te djeshem pas debatit qe duket se ka lindur per shkak te nje keqkuptimi rreth fatures qe duhej paguar. Kamerieri emri i te cilit eshte Berat Racaj eshte larguar nga urgjenca e spitalit Santa Maria Nuova ndersa atij do ti duhen 25 dite per rehabilitimin e plote. Kjo kohe eshte e mjaftueshme qe te nisin procedurat kunder sulmuesit rumun ne zyren e hetimeve pavaresisht nese i riu kosovar do te vendoste apo jo te hapte nje ceshtje penale dhe te kerkoje demshperblim. Sipas diagnozes se mjekeve kamerieri ka pesuar nje traume ne pjesen e perparme te fytyres me carje te shumta shembje ne kraharor dhe bark si edhe frakture ne kocken e hundes. Policia italiane e ka dorezuar dokumentacionin qe lidhet me kete agresion ne Prokurorine e Firences.