E Diel, 1 Nëntor 2026

Dinamo tenton sot arratisjen Flamurtari nuk i beson Lacit

Pragndeshjet Blanko Dinamo e ka detyrim te fitoje cdo ndeshje. Magani Ky Lac i cuditshem

Dinamo kampione ne fuqi kryesuese e kampionatit per momentin do te ndeshet me Bylisin e Ballshit ne nje tentative per tu arratisur ne majen e klasifikimit. Blute e drejtuar nga argjentinasi Luis Blanko e kane te qarte misionin e vet te mposhtin mallakastriotet e drejtuar nga maqedonasi Ilievski. Si te thuash ndeshja ne fjale eshte edhe nje sfide mes trajneresh te huaj qe drejtojne ne kampionatin shqiptar por dinamovitet jane te favorizuar. Te pakten ne leter sepse luajne ne fushen e tyre kane lojtare mjaft cilesore dhe vijimesi pozitive ne 7 jave kampionat. Bylisi dhe Dinamo do te vijne ne kete perballje mes tyre pas barazimesh te arritura ne javen paraardhese Dinamo ne derbi me Tiranen ndersa Bylisi me Skenderbeun. Dinamo e ka per detyrim qe te fitoje jo vetem ne derbin me Tiranen por dhe ndaj Bylisit e ne te gjitha ndeshjet qe ka ne kampionat u shpreh dje Blanko. Nuk ka vend per eufori sepse ashtu kane ardhur rrethanat qe jemi te paret e ata te fundit ne renditje. Ishim mesuar qe te luanim per pese ndeshje me te njejtin formacion por gjithsesi mungesat qe do te kemi nuk jane problem sepse lojtaret e stolit jane po aq te afte per te mbuluar mungesat. Ne kete ndeshje dinamoviteve do tju mungojne Erion Xhafa dhe Ambouret. Nderkohe nje tjeter ndeshje per te mos u humbur do te jete edhe ajo qe do te zhvillohet ne Vlore mes Flamurtarit dhe Lacit. Skuadra e Gugash Maganit vjen ne kete sfide pas humbjes 3-1 ne Peqin nje jave me pare cka e ben te domosdoshme autokritiken e kuqezinjve para tifozeve te vet. Me te njejtin rezultat humbi dhe Laci ne Kruje ndaj Kastriotit. Trajneri Stavri Nica dha doreheqjen por u rikthye ne pankine pas insistimit te presidenti Laska. Duhet te bejme kujdes ne ndeshjen me Lacin nenvizon Magani. Nje ndalese tjeter na e permbys gjithe situaten na e komprometon te gjithe punen qe kemi bere deri tani. Nuk e nenvleresojme Lacin pasi ata jane nje ekip disi i cuditshem pasi arrijne te marrin rezultate atje ku nuk ta pret mendja dhe ndonjehere humbasin ndeshje thuajse te sigurta. Sot do te luhet edhe Skenderbeu-Kastrioti. Ne stadiumin e Korces i rikonstruktuar teresisht por ende i gatshem per tu luajtur me drita sikurse ishte parashikuar do te ballafaqohen dy kundershtare me synime te kunderta. Skenderbeu i Shkelqim Muces synon trofe ne kete edicion. Krutanet shkojne ne Korce per te marre cte mundin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›