Memelli shenon golin e peste ne kampionat
Migen Memelli bluzen dhe kampionatin i nderron po zakonin e vjeter nuk e harron. Keshtu mund te pershkruhet ecuria e karrieres se nje ujku te golit si ish-golashenuesi i kampionatit shqiptar i cili ne sezonin aktual luan per Al Faisaly ne kampionatin e Arabise Saudit ekip i cili drejtohet nga Zlatko Dalic ish-trajneri i Dinamos. Ekipi i sulmuesit pogradecar ka fituar me rezultatin e ngushte 2-1 ndaj Al Taauoun ne nje ndeshje te luajtur ne fushen kundershtare duke permbysur dizavantazhin 1-0 te pjeses se pare. Ne minuten e 47 Memelli ka barazuar rezultatin ne 1-1 Harkim nga e djathta qe gjen te papergatitur mbrojtjen e Al Taauoun Memelli merr topin driblon nje kundershtar kur hyn ne zone dhe leshon nje te majte potente duke e derguar topin ne rrjete. Ky eshte goli i peste per Memellin ne kete sezon.