Dallku:Fitorja i vetmi rezultat
Mbrojtësi i fuqishëm Armend Dallku i është bashkuar korit të lojtarëve të tjerë të Kombëtares se ndeshja kundër Maltës është jo vetëm shumë e rëndësishme, por dhe e vështirë. Gjithsesi, kosovari që luan në kampionatin ukrainas me Vorskla Poltavën nuk i fshehu notat optimiste në prag të takimit dhe skaudra ishte gati të jepte 200 përqindëshin e mundësive. "Te të gjithë lojtarët ka optimizëm. Jemi të karikuar në maksimum për këtë ndeshje. I vetmi rezultat që mbetet për ne është fitorja", - deklaroi autori i golit të tretë në fitoren 3-0 me Maltën në Tiranë.