Damasku zyrtar: Po zbatojmë planin e paqes
DAMASK - Damasku zyrtar bëri sot të ditur se ka nisur zbatimin e planit të OKB-së dhe Ligës Arabe për dhënien fund të luftimeve, ashtu siç kishte premtuar.
Deklarata erdhi nga ministri i Jashtëm sirian Walid Muallem, gjatë një vizite në Moskë.
“Njoftova kolegun tim rus për hapat që po ndërmerr Siria për të treguar vullnetin e mirë për zbatimin e planit të Kofi Annan. Kemi nisur tërheqjen e njësive ushtarake nga rajonet e ndryshme siriane.” - deklaroi Muallem pas takimit me shefin e diplomacisë ruse, Sergey Lavrov.
Kryediplomati Sirian ndërkohë ka akuzuar Turqinë se është duke trajnuar dhe armatosur rebelët si dhe duke dërguar militantë në Siri për të luftuar kundër presidentit Bashar Al Assad. Ndërkohë Perëndimi shprehet jo i bindur me zbatimin e planit.
Ndërsa kryeministri turk Erdogan i cili ndodhet për vizitë në Kinë reagoi me zemërim ndaj të shtënave të ushtrisë siriane ndaj një kampi refugjatësh në Turqi.
“Të shtënat nga ana e Sirisë drejt një kampi refugjatësh sirianë të vendosur në Turqi përbëjnë një shkelje të qartë të kufirit mes dy vendeve Ne do të marrim masat e nevojshme” - deklaroi sot kryeministri turk.
(er.nu/news24/BalkanWeb)