Ministri italian i mbrojtjes viziton nesër Tiranën
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes i Italisë, admirali Giampaolo Di Paola, në krye të një delegacioni zyrtar pritet të vizitojë të mërkurën Tiranën, me ftesë të Ministrit shqiptar të Mbrojtjes, Arben Imami.
Gjatë paradites, në selinë e Ministrisë së Mbrojtjes do të zhvillohet ceremonia e pritjes së ministrit italian, i cili më pas do të takohet me homologun Imami. Pas takimit dy ministrat do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp.
Më pas, ministri Di Paola do të takohet me zv/kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto dhe me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.
(d.b/BalkanWeb)