INSTAT, çmimet frenohen, rriten vetëm karburantet
TIRANE-Muaji mars shënoi përsëri një normë mjaft të ulët rritjeje çmimesh, me indeks minimal për pjesën më të madhe të grupeve duke përjashtuar naftën dhe benzinën, çmimet e të cilave janë rritur përkatësisht 2.9 për qind dhe 3.6 për qind. Megjithatë, rritja prej 1% e regjistruar në muajin mars është diçka më e madhe se ajo e një muaji më parë, kur indeksi i çmimeve të konsumit u rrit vetëm me 0.6 për qind, gjë që nxori në skenë zërat shqetësues sipas të cilëve stanjacioni i çmimeve sjell me vete rrezikun e deflacionit.
Vetë banka e Shqipërisë ka objektiv primar mbajtjen e normës së inflacionit brenda kufirit të poshtëm 2 për qind dhe të sipërmit 4 për qind. Rënia e çmimeve pranë kuotës 0 për qind krijon kushtet për shfaqjen e deflacionit, i cili bart me vete situatën problematike të rënies së konsumit. Në një situatë deflacioni bizneset nuk arrijnë të tregtojnë produktet për shkak të uljes së fuqisë blerëse. Një skenar i tillë i detyron të prodhojnë gjithnjë e më pak, gjë që sjell për pasojë rënien e produktit të brendshëm bruto, duke krijuar një spirale që sjell për pasojë uljen e mëtejshme të fuqisë blerëse të konsumatorëve.
Indeksi i Çmimeve
Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Mars 2012 arriti 114.1 për qind kundrejt muajit Dhjetor 2007 (Dhjetor 07=100), duke shënuar një rritje prej 0.4 për qind krahasuar me muajin e mëparshëm. Ndryshimi vjetor në muajin Mars është 1.0 për qind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 4.3 për qind.
Indeksi i grupit “Ushqime dhe pije jo alkoolike” shënoi një rritje prej 0.5 për qind krahasuar me muajin e mëparshëm. Brenda këtij grupi rritja më e madhe prej 1.9 për qind vërehet në nëngrupin “fruta”. Këtu mund të përmendim rritjen e çmimit të mandarinave me 8.7 për qind, bananeve me 1.9 për qind, limonave me 1.8 për qind, mollëve me 1.7 për qind, portokalleve me 0.6 për qind, etj. Nëngrupi “zarzavate përfshirë patatet” shënoi një rritje prej 0.9 për qind, ku mund të përmendim rritjen e çmimit të domateve me 18.1 për qind, specave me 7.3 për qind, ullinjve me 1.7 për qind, etj, si edhe uljen e çmimeve të kastravecëve me 17.7 për qind, spinaqit me 15.2 për qind, preshit me 12.6 për qind, etj. Çmimet në disa nëngrupe të tjera të grupit të ushqimeve kanë shënuar ulje gjatë këtij muaji, ku mund të veçojmë uljet në nëngrupin “sheqer e ëmbëlsira” me 0.2 për qind, “peshk” me 0.1 për qind, etj.
Indeksi i grupit “Pije alkoolike dhe duhan” shënoi një rritje prej 0.2 për qind. Brenda këtij grupi çmimet e pijeve alkoolike shënuan një rritje prej 0.3 për qind dhe çmimi i duhanit një rritje prej 0.1 për qind. Indeksi i grupit “Veshje dhe këpucë” ka shënuar një ulje prej 0.1 për qind. Indeksi i grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” ka shënuar një rritje prej 0.2 për qind, ku mund të veçojmë rritjen e çmimit të lëndës djegëse me 0.3 për qind. Indeksi i grupit “Transporti” shënoi një rritje prej 1.2 për qind. Gjatë muajit mars çmimi i naftës shënoi një rritje prej 2.9 për qind dhe çmimi i benzinës një rritje prej 3.6 për qind. Në grupet e tjera ndryshime mujore variojnë nga + 0.1 në + 0.3.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)