E Diel, 1 Nëntor 2026

Dell: Njerëz brenda qeverisë nuk duan ta luftojnë korrupsionin

PRISHTINE-Ambasadori amerikan në Kosovë, Kristofer Dell ka lëshuar serish akuza ndaj qeverisë lidhur me luftën kundër korrupsionit.
Me t’u kthyer nga SHBA-të, Dell gjatë nëe interviste për RTV 21, u tregua i prerë duke thënë se ka njerëz brenda qeverisë që s’duan ta luftojnë korrupsionin pasi po përfitojnë nga kjo.
“Mendoj se ka njerëz në qeveri që nuk duan ç’rrënjosjen e kësaj dukurie sepse po përfitojnë shumë nga ajo. Mirëpo, ata njerëz duhet të identifikohen, të nxirren nga institucionet dhe më pas me ta merren organet ligjore”, ka thënë Dell.

Sipas tij njerëzit në Kosovë e kanë humbur besimin se kjo dukur mund të luftohet. Dell ka shtuar gjithashtu se do të jetë edhe për 5-6 muaj të tjerë në Kosovë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›