Vlorë, policia godet bandat e bankave, arrestohen 20 persona
Një superoperacion për goditjen e grupeve kriminale të gabitësve të Bankave është ndërmarrë sot në qytetin bregdetar të Vlorës. Rreth 150 forca të policisë janë angazhuar në këtë aksion policor, ndërsa konfirmohet se deri tani janë shoqëruar plot 20 persona. Ndërkaq operacioni është në vazhdim dhe nuk bëhen të ditura detaje lidhur me to. Një ditë më parë policia e Vlorës në bashkëpunim me task forcën anti-korrupsion, në sajë të operacionit “Kolapsi” ka vënë në pranga 7 zyrtarë, ndërsa po heton në gjendje të lirë 19 mjekë për shpërdorim detyre. Sipas bluve të Vlorës këta persona pajisnin banorë të qyteteve të tjera si dhe emigrantë shqiptarë me patenta, pa iu nënshtruar kursit për marrjen e dëshmisë për drejtim të automjetit.