E Shtunë, 31 Tetor 2026

Damiano Toshi rrezikon denimin e dyte, akuze per prostitucion

TIRANE - Nje prej te denuarve per vrasjen e basketbollisteve te Korces, dy vjet me pare, rrezikon edhe 18 vite te tjera burg, kete here per akuzen e trafikut me qellime prostitucioni te nje vajze. Prokuroria e Krimeve te Renda kerkon denimin me 18 vjet burg per te pandehurin Damiano Toshi, ndersa eshte njoftuar dje avokati mbrojtes per te dhene konkluzionet perfundimtare seancen e ardhshme. Toshi eshte ekstraduar nje vit me pare nga Gjermania, ku dhe ishte ndaluar, ndersa u denua me "burgim te perjetshem" per vrasjen e dy basketbollisteve, Sokol Jahollari e Rafael Riza. Aktualisht, 23-vjecari po gjykohet per trafik femrash me qellim prostitucionin. Me vendim te gjykates se Elbasanit, qe gjykoi vrasjen e basketbollisteve, Jahollari dhe Riza, Damiano Toshi u denua me "burgim te perjetshem", po me burgim te perjetshem ishte denimi dhe per Vasi Stratin, ndersa Gjergji Bregu u denua me 20 vjet burgim. Arrestimi i Damiano Toshit u be si rezultat i bashkepunimit te Interpol-Tirana me Interpol Viesbaden, Gjermani, ku u kap ne Frankfurt vitin e kaluar. Pas denoncimit te nje 23-vjecareje, Toshi u procedua per here te dyte, pasi ajo e akuzonte se e mori nga Korca ne Tirane dhe me pas e dergoi ne Greqi, ku e shfrytezoi.

A.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›