E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy te dehur tentojne rrembimin e 22-vjecares

TIRANE - Dy te rinj tentojne rrembimin ne gjendje te dehur te nje 22-vjecareje ne qender te Tiranes. Ngjarja ka ndodhur mbremjen e se henes ne sheshin "Skenderbej", nderkohe qe pas deklarimit te vajzes eshte bere arrestimi i autorit kryesor. Burime zyrtare te policise thane dje se 25-vjecari Elvis Gjuzi, banues ne Kashar, eshte nje nga autoret e kesaj tentative rrembimi i ndaluar menjehere. Nga hetimet e deritanishme rezulton se Gjuzi, ne gjendje te dehur, ne bashkepunim edhe me bashkemoshatarin e tij, identiteti i te cilit nuk behet i ditur per arsye hetimi, ka tentuar te fuse me force ne makine 22- vjecaren. Por gjate shoqerimit per ne Komisariatin nr. 1, Gjuzi ka kundershtuar punonjesit e policise, qe kane vendosur ndaj tij masen e arrestit ne flagrance per veprat penale te "heqjes se paligjshme te lirise se personit" dhe "kundershtim te policise".

A.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›