E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali i pronave, dosja "Kashari" shkon ne gjykate

TIRANE - Prokuroria dergon per gjykim ne Gjykaten e Shkalles se Pare te Tiranes, dosjen "Kashari". Burime nga kjo gjykate bene te ditur dje se, "dosja do te hidhet ne short dhe se shpejti pritet te nise gjykimi". Te pandehurit e ceshtjes per abuzim me 150 mije metra katrore toke me vlere demi 1,5 milione euro, jane Alfred Sulaj, 33 vjec, ish-kryetari i komunes Kashar, Naim Karaj, 45 vjec dhe Faik Fejza, 56 vjec, ish-kryetaret e kesaj komune, per periudhen 2000-2003 dhe 2003-2007, Islam Shera, 65 vjec, ish- kryeplaku i kesaj komune, Shefqet Alikaj, 51 vjec, pergjegjesi i zyres se Kadastres, Ismail Sulaj, 42 vjec dhe Xhevahir Hyka, 43 vjec, banues ne Kashar, si dhe Bardhyl Kamberi, Ismail Bakalli dhe Ruhi Valiasi. Ata akuzohen per "korrupsion pasiv nga te zgjedhurit vendore", "shperdorim detyre", "falsifikim te dokumenteve" dhe "mashtrim ne bashkepunim". Mesohet se te gjithe keta persona dyshohet se, ne bashkepunim me njeri-tjetrin, kane falsifikuar dokumentet e ndarjes se tokes dhe perfituar vete gjithashtu siperfaqe nepermjet firmave qe kane hedhur. Sipas hetimeve, personat qe kane perfituar padrejtesisht toke rezultojne te aferm, familjare ose miq te te arrestuarve te operacionit "Kashari 2".

A.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›