E Diel, 1 Nëntor 2026

E zhdukur prej 9 vjetesh, ende ne Itali eshtrat e 25-vjecares

Edhe pse ka nente vjet qe eshte zhdukur, nente vjet qe ata nuk i kane degjuar zerin, familjareve te Enkelejda Beqirit u duket se nje dite ata do ta kene ne mes tyre, ndonese jo me te gjalle. Te pakten do te kene nje varr ku te qajne me dhimbje humbjen e vajzes se tyre. Prej tre vjetesh, ata kane marre vesh se vajza e tyre eshte vrare, por familjaret e vajzes nga fshati Kolonje i rrethit te Lushnjes nuk dine me se kujt t'i besojne. Ata dine vetem se vajza e tyre, e mashtruar nga nje i ri nga qyteti i Fierit, shkoi ne Itali per nje jete me te mire dhe perfundoi nen rrotat e nje automjeti. Ishte nje nate si gjithe te tjerat per vajzen nga Shqiperia, e cila per pese vjet me radhe "punonte" ne rruget e Milanos, Torinos dhe qyteteve te tjera te shtetit apenin. Derisa nje nate jeta e saj u ndal ne nje rruge periferike te qytetit te Riminit, ndersa trupi i saj u gropos fshehurazi ne nje pyll. "Ishte nje rastesi qe eshtrat u gjeten dhe u identifikuan nga analiza e ADN-se", pohojne per "Koha Jone" familjaret e saj. Hekuran dhe Begzade Beqiri jane prinderit e pese femijeve, tre djemve e dy vajzave, njera prej te cilave, Enkelejda, ka vdekur apo eshte vrare ne Itali. "Ka qene data 5 gusht e vitit 1999, kur telefonon Armand Mucaj, i dashuri i Enkelejdes, dhe thote se ajo kishte ikur, ishte zhdukur". Familjaret e Enkelejdes tregojne se kane bere denoncime ne policine shqiptare, por asnjehere nuk moren pergjigje te sakte, derisa, pas kerkimesh te shumta ne Itali nga vajza tjeter, Esmeralda, zbulohen ne vitin 2005 eshtrat ne nje pyll prane Riminit. Informacione nga vendi fqinje thone se vajza eshte aksidentuar nga nje autobus italian, por per ngjarjen nuk u dha nje version zyrtar familjes. Begzadja tregon se asnjehere nuk u mesua si kishte vdekur vajza e saj, ndersa trupi i saj ka mbetur peng i burokracise shqiptare e italiane.

Nena: Si me iku vajza

Begzade Beqiri tregon se Enkelejda ishte 25 vjece, kur u zhduk ne Itali. "Sapo mbaroi gjimnazin, u lidh me nje djale nga Fieri, i quajtur Armand Mucaj. Ajo u dashurua me te dhe per nje jete me te mire shkuan bashke ne Itali. Erdhi disa here ne Shqiperi se bashku me Armandin dhe na thoshte se punonte ne nje hotel dhe jetonte shume mire".

Xhemil Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›