E Shtunë, 31 Tetor 2026

Damir Fazllic ne Tirane takon ish gjeneralin suprem te NATO-s

TIRANE- Damir Fazllic biznesmeni serbo-boshnjak takohet ne Tirane me ish gjeneralin suprem te NATO-s Klark. Takimi eshte zhvilluar ne nje prej hoteleve luksoze ne Tirane pasditen e djeshme ndersa mesohet se biseda ka zgjatur per me shume se gjysme ore.

I njohur si mik i kryeministrit Berisha Fazllic ka shtrire aktivitetin e tij ne fushen e karburanteve nepermjet firmes Rom Petrol.

Gjenerali i NATO-s njihet si nje nga ushtaraket qe u caktua nga NATO per te udhehequr luften ne Kosove. Ne vitin 2007 me 24 prill gjenerali ne pension Klark beri nje vizite ne Shqiperi ku zhvilloi takime me kryeministrin Berisha.

Por ne takimin e fundit ne Tirane ai erdhi si perfaqesues i firmes Blankers Petrolium dhe interesohej per privatizimin e kompanise shteterore te nxjerrjes dhe perpunimit te naftes ARMO.

Nuk dihen detaje me te rendesishme nga takimi mes Klark dhe Fazllic por biznesmeni serbo-boshnjak ushtron aktivitet te fuqishem ne Tirane ne fushen e naftes dhe te gazit.

e.n/news24/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›