E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dampsey: Ende herët për sulm kundër Iranit

SHBA-ja konsideron se sulmi ushtarak mbi Iranin në këtë moment do të ishte i hershëm, pasi që nuk është e qartë nëse Teherani do t'i përdorë kapacitetet bërthamore për krijim të armës bërthamore, deklaroi në intervistë për CNN, shef i Shtatmadhorisë së Forcave të armatosura të SHBA-së, gjenerali Martin Dampsey.

Izraeli haptazi po diskuton mundësinë e sulmit kundër Iranit, me qëllim që ta parandalojnë Teheranin të prodhojë armë bërthamore, deklaroi gjenerali Dampsey, megjithatë duke shprehur besim se qeveria iraniane është "lojtar i mençur" në skenën ndërkombëtare.

Për këtë, për SHBA-në dhe aleatët më së miri është që të vazhdojnë t'i shfrytëzojnë sanksionet ndërkombëtare dhe diplomacinë me qëllim që ta bindin Iranin që të dorëzohet nga ambiciet bërthamore, theksoi gjenerali amerikan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›