E Diel, 1 Nëntor 2026

Humbin jetën tre ushtarë italianë në Afganistan

Ministria italiane e Mbrojtjes tha se tre ushtarë të NATO-s kanë vdekur në Afganistan, si pasojë e një aksidenti rrugor.

Zyrtarët thanë se automjeti i tyre është rrotulluar, ku edhe kanë gjetur vdekjen ushtarët, ndërsa po kalonin një lum në provincën Herat.

Ministria e Mbrojtjes tha se ata po përpiqeshin që të shpëtonin një njësi tjetër, “që ishte bllokuar për shkak të kushteve të vështira të motit”.

Raportohet për një ushtar tjetër të lënduar.

Italia ka 3800 ushtarë në Afganistan, në kuadër të misionit të NATO-s.

Deri më tash 47 ushtarë italianë ose janë vrarë, ose kanë vdekur në aksidente në këtë vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›