E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dan Hutra: Dafinen e vrava pa vetedije

Vrasja e gruas se tij i ka sjelle pendesen para gjyqtares se gatshme, Ariana Caco, por krimin e ka justifikuar, duke thene se e ka kryer ne nje moment te tronditjes psikike dhe pa vetedije. Dan Hutra, 25-vjecari nga Vaqari i Tiranes, qe akuzohet per vrasjen me dy goditje thike ne zemer e melci te Dafina Havaljas, 22 vjece, nga Klosi, eshte rrefyer dje ne Gjykaten e Shkalles se Pare, gjate mases se sigurise, ndersa ka mbetur ne “arrest me burg”. Cifti ishte vendosur prej nje jave ne lagjen prane Fushes se Aviacionit ne kryeqytet, ndersa prej tete muajsh kishin lidhur kurore me mbleseri. Por, Hutra kishte qene nje here i denuar per heqje te lirise se nenes e kunates se tij dhe perdhunimin e kunates tjeter ne vitin 2003, krim per te cilin ka vuajtur vetem tre vite burg. “Po, une e kam vrare gruan time, Dafinen, me thike. Jemi grindur dhe me pas e kam goditur, por gjithcka e kam bere pa vetedije”, ka deshmuar 25-vjecari para gjykateses se gatshme. Mesohet se i pandehuri Hutra do t’i nenshtrohet edhe nje analize per gjendjen mendore, per te pare nese ky i fundit vuan nga crregullimet. Ngjarja, per te cilen akuzohet Dan Hutra, ka ndodhur me 11 dhjetor te ketij viti, vetem disa ore pasi ky i fundit eshte kthyer nga emigrimi. Sipas hetimeve te para te kryera nga grupi hetimor, behet e ditur se Hutra dyshonte per nje tradhti bashkeshortore. Dyshohet se Hutra pas krimit ka folur ne telefon edhe me nje vajze tjeter, qe mendohet se eshte e dashura e tij.
R.Caushaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›