Apeli le ne burg komunaret e Kasharit
Tirane - Gjykata e Apelit nuk pranon ndryshimin e mases se sigurise nga “arrest me burg” ne “detyrim paraqitjeje” per shtate zyrtaret e komunes Kashar, qe jane arrestuar per korrupsion pasiv dhe aktiv, shperdorim detyre e falsifikim te kadastres per skandalin e trojeve. Gjate seances se djeshme eshte rrezuar kerkesa e avokateve mbrojtes, qe pretenduan se nuk kishte prova te mjaftueshme per implikimin e dy ish-kryekomunareve Faik Fejzo Naim Karaj, drejtuesit aktual, Alfred Sulaj, zyrtareve te kadastres dhe kryepleqve te disa fshatrave. Ata u arrestuan gjate operacionit “Kashari 2” dhe jane te pandehur per pervetesimin e 150 m2 siperfaqe toke, me vlere demi 150 milione leke.
R.C